Rrëfehet Federer: Ja si ka ndryshuar tenisi dhe loja ime në 20 vite karrierë

5 Dhjetor 2018
18:57
Telesport
back button

Kur Roger Federer nisi karrierën e tij si tenist profesionist, plot 20 vite më parë (1998), legjenda të këtij sporti si Andre Agassi e Pete Sampras ishin ende në aktivitet. Pas 20 vitesh karrierë, ku ka fituar 99 trofe, tenisti zviceran rrëfen se si ka ndryshuar ky sport në dy dekada dhe se si ai ka luftuar për të qenë gjithnjë mes më të mirëve.

Sot tenisi është bërë më fizik dhe ritmi është shumë më I lartë krahasuar me 20 vite më parë. Kjo është arsyeja që për tenistët nuk është e lehtë të luash mirë në të gjitha ndeshje apo turnetë. Sot rivali godet më fort topin, ndaj duhet të replikosh duke qenë më agresiv. Në të shkuarën ishte më e lehtë të luaje afër rrjetës, ndërsa sot jo. Loja ime në këto 20 vite ka ndryshuar, duke iu adaptuar kohës, ndaj dhe arrij të jem i suksesshëm”, tha 37-vjeçari Federer, fitues i 20 grand slam.

Sot askush nuk bën më “serve and volley”, pasi të gjithë luajnë në vijën fundore të fushës. Pra, kemi një tip loje ndryshe nga ai i 20 viteve më parë. Sot bisedova me një koleg dhe më tha se për të është më mirë të luajë në një turne se sa të stërvitet. Nuk jam dakord. Unë do të luaj vetëm kur të jem gati. Nëse paraqitem në një turne, do të thotë që jam në 100% të formës. Unë nuk luaj një turne për të testuar veten, por luaj sepse jam gati dhe për të fituar”, u shpreh Roger Federer.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit