Rrëfehet Federer: Kjo është ndeshja imë më e mirë në karrierë

11 Shtator 2019
9:47
Telesport
back button

Në një intervistë të dhënë sot për mediat zvicerane Roger Federer ëhstë pyetur për atë që ai e konsideron si ndeshjen e tij më të mirë në karrierë. Përgjigjja ka qenë disi surprizë, pasi sfida e përzgjedhur nga 20 herë fituesi i grand slam ka qenë e tillë.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë ndeshje të luajtur ndaj Nadal apo Djokovic, por për finale e US open të vitit 2004, ku Federer fitoi 3-0 ndaj australianit Lleyton Hewitt (6-0, 7-6, 6-0). Ky është edhe triumfi i parë i Federer në grand slam-in amerikan.

Mendoj se në karrierën time kam zhvilluar mbi 5 ndeshje që i konsideroj të përkryera. Vështirë të zgjedh më të mirën. Kam luajtur shumë finale, ku e ndjeja që do të fitoja, pasi ndihesha mirë. Gjithsesi, nëse zgjedh ndeshjen më të mirë, ku çdo gjë ka shkuar në mënyrën perfekte atëherë do të thoja se finalja e 2004-ës ndaj Hewitt në US Open është më e mira”, tha Federer.

Roger Federer dhe Lleyton Hewitt

Lajme të tjera

Lajmet e fundit