Rrëfehet Fury: Ja ndaj kujt do të dueloj dhe mbroj titullin kampion

24 Nëntor 2021
10:58
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), u shpreh se nuk ka preferenca në lidhje me rivalin e radhës. Ai konfirmoi se do të përballet me atë boksier që do të jetë i disponueshëm në atë moment që ai do të rikthehet në ring, në shkurt ose mars të 2022-shit.

Tani për tani po shijoj jetën time, duke i marrë ditët një e nga një. Nuk jam shumë i interesuar në lidhje me emrin e rivalit, pasi për mua nuk ka ndonjë ndryshim se cili është përballë meje në ring. Do të dueloj me atë që do të jetë i disponueshëm në atë moment. Pasi të mësoj emri do të nis përgatitjen”, tha Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit