Rrëfehet Georgina: Nuk kemi kujdestare fëmijësh. Cristiano është një bom*ë, gjithçka e tij më tërheq…

22 Tetor 2020
10:41
Alfred Lleshi
back button

Georgina Rodriguez, gjithashtu, ka pushtuar Parisin. Në një intervistë me “Paris Match”, ajo tregoi se si funksionon rutina në shtëpinë e Cristiano Ronaldos: “Ne nuk kemi një kujdestare fëmijësh. Jemi të përkushtuar që të kujdesemi për fëmijët tanë. Na ndihmon edhe motra ime më e madhe, kur vetë nuk jam në dispozicion. Por, unë i çoj në shkollë dhe i marr, bëj detyrat e shtëpisë me ta. Unë organizova ardhjen e binjakëve dhe menjëherë u kujdesa edhe për Cristiano Jr. Ai është një fëmijë shumë i dashur, mirënjohës dhe i sjellshëm, me të cilin shkoj shumë mirë. Është kaq e lehtë dhe e këndshme për të jetuar me ta! Më pëlqejnë të gjithë njësoj”.

Lidhja e saj e dashurisë me CR7 ka zgjatur për gati katër vjet tani: “Ishte dashuri me shikim të parë. Ne u takuam për herë të parë në rrugë, në Madrid, kur unë po kthehesha në shtëpi, pa pasur guximin të flisnim me njëri-tjetrin. Disa kohë më vonë ai erdhi për të blerë në butikun luksoz, ku unë punoja si shitëse. Pastaj fati na mblodhi përsëri në një festë. Aty kemi folur për herë të parë. Ishte një moment shumë i veçantë, megjithë botën përreth nesh, ne ndiheshim vetëm. Cristiano është një nga njerëzit më të mirë që njoh. Ai më mbron, ne kemi një lidhje të madhe. Dhe nuk mund ta mohoj atë që duket qartë: Cristiano është një bombë! Gjithçka rreth tij më tërheq”.

View this post on Instagram

Paris je t’aime 🇫🇷

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Lajme të tjera

Lajmet e fundit