Formula 1

Rrëfehet Jean Todt: Foton e tij e kam kudo në zyrë dhe shtëpinë time

Jean Todt, presidenti i FIA-s, mbetet pa dyshim një nga njerëzit që ka punuar, qëndruar e bashkëpunuar më gjatë me 7 herë kampionin e botës në Formula 1, Michael Schumacher. Së bashku ata shkruan një epokë të lavdishme dhe të rëndësishme të këtij sporti dhe të Ferrarit, pasi fituan 5 tituj kampionë radhazi. Todt ka mbetur një mik i ngushtë si i pilotit ashtu dhe familjes së tij, duke qenë pranë edhe në këto momente të vështira që po kalon Michael Schumacher, ende në fazë rehabilitimi, 5 vjet nga aksidenti me ski.

Sa herë që bie fjala për Michael, Jean Todt mallëngjehet, ndërkohë që në një intervistë për mediat, ai ka rrëfyer se e kujton përditë pilotin gjerman. “Ne e deshëm njëri-tjetrin, pasi së bashku shkruam një histori të jashtëzakonshme suksesi. Dhe, mbi të gjitha, pasi gjithnjë arritëm t’i kalojmë së bashku edhe momentet më të vështira”, tha Jean Todt.

Unë e kam fotografinë e tij kudo, në çdo faqe të murit në zyrën time apo në apartamentim tim. Koha që kam kaluar me Michael do të mbetet gjithnjë si koha më e bukur në jetën time”, u shpreh më tej Jean Todt, që prej 10 vitesh është në krye të FIA-s. Ai shkon herë pas herë në shtëpinë e Michael Schumacher për ta vizituar dhe mësuar rreth gjendjes së pilotit gjerman.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Formula 1