Rrëfehet Joshua: Kjo është e vetmja sfidë që ka rëndësi për mua

2 Qershor 2020
14:34
Telesport
back button

Pa asnjë dyshim, kjo është e vetmja sfidë që ka tani më shumë vlerë për mua. Kjo është përballja me Tyson Fury”. Është kjo deklarata e dhënë sot nga boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në  peshën e rëndë.

Joshua mban titujt kampionë bote në kategoritë WBA, WBO dhe IBF, ndërsa Tyson Fury mban titullin e kategorisë WBC. “Ai ka një titull që unë e dua, që është në listën time të objektivave për të ardhmen”, u shpreh Joshua për “The Sun”.

Ditën që ai dhë unë do të biem dakord për të nënshkruar për të dueluar së bashku do të jetë e rëndësishme për mua, pasi do të hapë rrugën drejt realizimit të ëndrrës. Do të më japë mundësinë për ta hedhur atë në tapet”, tha Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit