Rrëfehet Messi: Neymar më ofroi “10” te PSG, s’më intereson nëse jam më i miri apo jo

4 Dhjetor 2021
13:10
Alfred Lleshi
back button

“Nuk më intereson nëse jam më i miri apo jo. Të konsiderohesh si një nga më të mëdhenjtë në histori është më se e mjaftueshme”. Pas fitimit të të shtatit “Top të Artë”, Lionel Messi ka folur për “France Football”, duke trajtuar gjithashtu çështjen e rivalitetit me Cristiano Ronaldon:

“Kishte konkurrencë të ashpër për shumë vite mes nesh në Spanjë dhe ishte diçka e mrekullueshme, sepse na ndihmoi që të dy të rriteshim në karrierat tona. Unë thjesht doja të isha më i miri për veten, jo në raport me të tjerët”.

Me mbërritjen e tij te PSG, Neymar i kishte ofruar numrin 10, një shenjë admirimi për një futbollist që e kishte adhuruar prej kohësh: “Ishte një gjest i jashtëzakonshëm. Neymar deshi të ma jepte atë numër, edhe pse ishte i tij. Kjo nuk do të ishte aspak e drejtë, ndaj vendosa të marr numrin 30, që gjithashtu më pëlqen”.

Më tej, Messi foli edhe për Maradonën dhe krahasimin me të gjatë gjithë karrierës së tij: “Nuk i kam kushtuar kurrë rëndësi këtij krahasimi, por kam pasur një periudhë shumë të keqe në kombëtare për gjëra që shkojnë përtej futbollit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit