Rrëfehet Nadal: Ky është vendimi më i mirë i karrierës time

21 Tetor 2021
10:37
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, fitues i 20 grand slam, ka mbyllur prej kohësh sezonin dhe është në fazë rikuperimi pas një operacioni të vogël në këmbë. Ai shpreson të jetë gati për vitin 2022. Duke folur për karrierën e tij, ai shprehet: “Nuk ka kënaqësi më të madhe në aspektin personal kur kthehesh në shtëpi duke ditur se ka bërë maksimumin për të arritur objektivat e tu”.

Gjithnjë jam impenjuar shumë, për të reduktuar sa më shumë hapësirën që na ndan nga objektivi. Të mos kesh asnjë objektiv e bën jetën të mërzitshme dhe pa kuptim. Nëse rrefohesh nga persona kompetentë është më e lehtë për të arritur sukses. Vendimi më i mirë i karrierës time ka qenë mbajtja pranë e personave që gjithnjë më thonin të vërtetën ashtu siç ishte”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit