Rrëfehet Neymar: Një lojtar më ka befasuar më shumë në Francë. Goli im i parë me Brazilin…

27 Tetor 2021
15:38
Denis Hakanaj

Neymar është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Repubblica.

VERRATTI – “Kush më ka befasuar më shumë në Francë? Janë dy lojtarë: Mbappe dhe Verratti. Mbappe është i ri, i shpejtë. Një lojtar i madh. Por ai që më ka befasuar më shumë ka qenë Verratti. Marco është një gjeni. Është një nga mesfushorët më të mirë me të cilët kam luajtur ndonjëherë, bashkë me Xavi dhe Iniesta”, ka thënë Neymar.

MESSI – “Si ndihem tani që miku im Messi është te PSG? Jam shumë ië gëzuar që ka ardhur. Përveçse është një kampion, një gjeni absolut është një mik i ngushtë. Shpresojmë të shkruajmë historinë e PSG siç kemi bërë te Barcelona”.

BRAZILI – “Goli i parë me Brazilin? Kujtoj se kam festuar duk u ulur në gjunjë. Kam falënderuar Zotin për gjithçka më ka dhënë. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, por është një nga momentet më të bukur të karrierës sime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit