Rrëfehet Pochettino: Kjo është skuadra e ëndrrave të mia

18 Shtator 2020
9:20
Telesport
back button

Ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka deklaruar se skuadra e tij e zemrës mbetet Real Madrid, të cilën ëndërron ta drejtojë një ditë. Për pasojë, ai ka deklaruar se nuk e sheh veten si drejtues i ekipit katalanas të Barcelonës.

Trajneri argjentinas u shpreh se nuk ka marrë asnjë ofertë nga Barcelona për ta drejtuar këtë ekip para se katalanasit të nënshkruanin me Ronald Koeman. Ai është ende pa ekip, që ku u shkarkua në nëntorin e kaluar nga Spurs.

Nuk më ka ardhur asnjë ofertë nga Barça. Unë nuk e shoh dot veten si trajneri i këtij ekipi. Nuk e shoh dot veten pranë Bartomeu. As skuadra të tjera si Juventus, PSG, Benfica, Monaco apo Inter nuk më kanë bërë ndonjë ofertë këtë vit”, tha Pochettino.

Argjentinasi pranon se skuadra e tij e ëndrrave është Real Madrid, ku mori një ofertë në vitin 2018. “Reali? Nëse nuk është klubi më i mirë në botë, është një ndër më të mirët. Nuk e mohoj, është një ëndërr për mua ta drejtoj atë klub”, tha Pochettino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit