Formula 1

Rrëfehet prifti që kujdeset për familjen Schumacher: Ja gjendja e Michael

“Fytyra e Michael Schumacher është bërë pak më e “mbushur”, është një nga detajet që jep prifti Georg Ganswein, krahu i djathtë i Papa Ratzinger (personi që drejtoi për disa vite Vatikanin). Ganswein është njeriu që kujdeset për anën shpirtërore të familjes Schumacher dhe ka rrëfyer edhe pse me pak detaje, për gjendjen e Michael Schumacher, i aksidentuar në Alpet franceze në dhjetor të vitit 2013. Kanë kaluar 5 vite nga ai aksident i tmerrshëm me ski dhe informacionet për 7 herë kampionin e botës janë gjithnjë e më të pakta.

Isha ulur përballë tij. Po mbaja në duart e mia të dyja duart e tij dhe e shihja. Pamja e tij është po ajo që kemi parë gjithnjë vetëm se është pak më i “mbushur”. E ndjen dashurinë e njerëzve që ka pranë, që kujdesen për të. Falë Zotit ai qëndron larg kuriozitetit të tepruar të njerëzve. Një njeri i sëmurë ka nevojë për mirëkuptim dhe të mos vihet në vështirësi nga kureshtja. Familja është një mburojë për të cilin Michael tani ka shumë nevojë. Ai ka nevojë t’i ndjejë afër njerëzit e zemrës. Bashkëshortja e tij është zemra e familjes. Në këtë periudhë Krishtlindjesh lutem shpesh për të dhe familjen e tij, kjo është festa e Lindjes së Krishtit”, tha Georg Ganswein, prifti që kujdeset për familjen Schumacher.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Formula 1