Rrëfehet Rabiot, zbulon pse zgjodhi Juven, marrëdhënia me Buffon, tifozët, stadiumi…

16 Korrik 2019
18:22
Telesport
back button

Adrien Rabiot, mesfushori i ri i Juventusit, në një intervistë për “Juventus Channel”, ka rrëfyer arsyen përse zgjodhi të luajë me bardhezinjtë edhe pse kishte shumë oferta. “Një nga arsyet që më shtyu për të ardhur këtu është dëshira për t’u përmirësuar dhe për ta çuar karrierën time në një nivel tjetër. Ky është vendi i duhur për ta bërë këtë gjë, duke luajtur me kampionë të tjerë, çka do të jetë diçka speciale për mua, për t’u rritur profesionalisht”, tha Rabiot.

Këmba e preferuar –Unë jam mëngjerash. Jam një futbollist që i pëlqen të bëjë nga pak të gjitha. Gjithsesi, nëse do të përshkruaja rolin tim mendoj se jam një lojtar që i pëlqen më shumë të sulmojë zonën kundërshtare. Natyrisht edhe të mbroj kur është e nevojshme. Siç thonë sot, një lojtar që luan nga zona në zonë”.

Këshilla e Buffon –Para se të vija këtu kam biseduar më shumë persona, përfshi edhe Gigi Buffon. Bashkë ishim te PSG dhe ai më tregoi për klubin dhe jetën këtu në Torino. Është e rëndësishme që një njeri të kërkojë këshilla për të bërë zgjedhjen e duhur në karrierë. E falënderoj për mesazhet që më ka nisur, jemi sërish shokë skuadre”.

Juventus – “Fanella e këtij klubi do të thotë shumë për mua. Përfaqëson shumë për mjaft persona të rëndësishëm në këtë sport. Juve ka tifozë anembanë botës, ndaj është një klub i madh. Jam i lumtur që ndodhen në këtë ekip. Juve është një klub i madh, me prestigj dhe histori”.

Stadiumi –Unë mund të imagjinon emocionin që do të përjetoj në ato momëente që do të hyj dhe luaj aty. Një atmosferë madhështore. Një fitore dhe, pse jo, një asist apo gol para tifozëve. Mezi po pres që të nis të luaj dhe të njoh më mirë këtë klub e tifozët e saj. Besoj se së bashku do të argëtohemi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit