Tenis

Rrëfehet Serena Williams: Kam kopjuar nga Venus deri sa krijova personalitetin tim

Serena dhe Venus Williams kanë patur gjithnjë një lidhje të fortë mes tyre, dy motrat më të famshme jo vetëm në tenis por në të gjithë sportin. Një lidhje që u ka dhënë mundësi të përmirësohen gjithnjë dhe të arrijnë në nivelet më të larta të tenisit. Për Serenën, që është një vit më e vogël se Venus, fillimi në këtë sport nuk ka qenë i lehtë. “Nuk isha vetja ime, ndihesha sikur isha Venus. Ndihesha ndryshe, pasi trupi im ishte më robust se ai i motrës time”, rrëfehet Serena Williams, fituese e 23 grand slam në karrierë.

Më tej, Serena shprehet: “Gjithnjë i thosha vetes, “përse nuk jam Venus?”. Ajo ishte e lodhur me mua, pasi unë e kopjoja gjithnjë në stilin e lojës. Ndaj Venus më thoshte gjithnjë të krijoja stilim tim të lojës, madje më lutej. Ajo ishte për mua dritarja për të bërë më pas, në të ardhmen time, gjërat e mia dhe më të cilat do të përballesha një ditë”.

Më pas unë isha ndryshe nga ajo, madje kisha edhe një stil loje ndryshe. Motra më thoshte gjithnjë: “Të gjithë janë të ndryshëm, ti nuk je Venus dhe nuk do të jesh kurrë si ajo. Nuk do të jesh e gjatë dhe e dobët si Venus”. Ishte ajo periudha që kuptova se duhej të veproja ndryshe dhe nisa të ndihem mrië me veten time. Por për mua ajo periudhë, kur bëja gjithçka që bënte edhe Venus, që unë mora një leksion të madh në jetën time. Aty kuptova se mund të fitoja duke luajtur në mënyrën time”, u shpreh Serena Williams.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Tenis