Rrëfehet Sterling: U largova nga City pasi s’mund ta pranoja këtë gjë

12 Gusht 2022
11:02
Telesport
back button

Mesfushori Raheem Sterling u largua këtë verë nga kampionët e Manchester City për të luajtur me rivalët e Chelsea. Një vendim që befasoi të gjithë dhe që i kushtoi “blues” rreth 60 milionë euro.

Gjithsesi, Sterling duket se ka pritur këtë transferim, pasi ai nuk e shihte më veten të rëndësishëm te skuadra e Guardiola edhe pse është në kulmin e karrierës së tij. “Jam 27 vjeç dhe i di standartet e mia”, tha Sterling.

Unë e di se cfarë mund të sjell në një ekip dhe nuk mund të pranoja të jepja më pak, duke luajtur më pak te City. Kam qenë titullar që në moshën 17-vjeçare dhe kur pashë se nuk mund të luaja rregullisht, nuk mund ta pranoja këtë fakt”, tha Sterling.

Personaliteti im nuk ma lejon këtë gjë, ndaj desha të ndryshoj gjithçka. Unë i di aftësitë e mia dhe sa mund të jap. Synoj të jem protagonist te Chelsea ashtu siç kam qenë te City, duke qenë rregullisht në fushë, si gjithnjë”, u shpreh Sterling.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit