Rrëfehet sulmuesi i Tiranës, tregon tmerrin që përjetoi këto muaj

5 Dhjetor 2018
11:55
Eraldo Harlicaj
back button

Afrimi i Nnamdi Oduamadit ishte si një ëndërr vere për Tiranën. Sulmuesi luajti vetëm 5 ndeshje me bardheblutë më pas u dëmtua rëndë dhe ende nuk është kthyer në dispozicion. Ai mund të rikthehet vetëm në fund të sezonit, praktikisht nuk mund të kontribuojë në këtë moment të vështirë të kryeqytetase.

Nigeriani erdhi me bujë të madhe duke ditur karrierën e tij të ndërtuar në Itali, aq më tepër që lidhet direkt dhe me klubin e Milanit. Si një element që provoi dhe debutimin me fanellën kuqezi në sezonin 2010-11 për 5 minuta. Trajneri Ardian Mema nuk e ka pasur asnjëherë në dispozicion dhe nuk dihet nëse bardheblutë do e presin deri sa të jetë krejtësisht i gatshëm dhe në formën optimale.

Ka disa kohë në jetë që përballesh me sfida që pyet veten nëse mund t’ia dalësh në ditën e ardhshme. Muajt e fundit kanë qenë më të tmerrshmit e jetës tim. Nuk di si të falenderoj Zotin për gjithçka ka bërë në jetën time. Kur mendoj fjalët e doktorëve para operacionit nuk ndaloj së falenderuari Zotin për jetën time. Falenderoj familjen time dhe shokët që më uruan. Do të kthehem më i fortë”, – përfundon mesazhi i Nnamdi Oduamadi duke treguar se operimi ka kaluar me sukses.

 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit