Rrëfehet tenistja: Po vri*ja veten, më shpëtuan 3 persona kur po hidhesha nga ura

18 Maj 2022
9:35
Telesport
back button

Tenistja 22-vjeçare australiane Destanee Aiava, aktualisht numri 463 në botë për femra, ka bërë së fundi një rrëfim tronditës. “Nuk dëshiroja më të festoja 22-vjetorin e lindjes”, ka thënë tenistja, që disa vite më parë konsiderohej si e ardhmja e këtij sporti në Australi.

Ajo ka publikuar së fundi një tekst që shoqëronte fotot e ditëlindjes së saj të 22-të. “Natën e Pashkëve, më 17 prill, isha duke u hedhur nga një urë. 3 persona kaluan aty atë moment, më tërhoqën me forcë nga ura dhe më sollën në shtëpi”, shkruan Destanee Aiava.

Vetëm tri vite më parë, tenistja japoneze Naomi Osaka e vlerësonte rivalën e saj australiane pas një dueli që patën zhvilluar në Brisbane. Madje dy tenistet kanë ngjashmëri. “M’u duk sikur po luaja ndaj vetes time, por më të re në moshë. Më pëlqeu loja e saj”, tha në vitin 2019 Osaka për Aiava pas ndeshjes.

Në vitin 2017, Destanee Aiava u bë tenistja e parë e këtij mijëvjeçari (e lindur pas vitit 2000) që fitonte një ndeshje tenisi në turnetë WTA (si profesioniste). Atë vit ajo fitoi dy turne ITF dhe premtonte shumë. Madje pat mundur kampionen në fuqi të Roland Garros dhe debutonte në Australian Open, ku luajti për dy vite me radhë.

Gjithsesi, ky start i fuqishëm e premtues e vuri nën presion dhe shpejt Aiava nisi të qante. “Kjo histori po më lodh. Kam nevojë për pushime”, pat thënë tenistja e re australiane, që ishte e paqëndrueshme emocionalisht. Deri sa tentoi të vriste veten, por e arriti ditëlindjen e 22-të dhe kjo është një fitore e madhe për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit