Rrëfehet Wanda Nara: Kam tradhëtuar, disa herë nuk kam qenë besnike!

22 Janar 2021
8:44
Telesport
back button

Përmes një loje “e vërtetë apo fals” në rrjetet sociale, Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit të PSG-së, Mauro Icardi, u është përgjigjur disa pyetjeve pikante.

E pyetur nëse ka qenë gjithnjë besnike, ajo ka thënë: “Jo, në disa raste kam tradhëtuar”. Një përgjigje që ka befasuar të gjithë edhe pse Wanda Nara nuk tregon se për cilat raste bëhet fjalë dhe kur.

Më tej, e pyetur nëse ajo dhe Mauro Icardi kanë një marrëveshje për të mos dalë me persona të tjerë pa qenë së bashku, ajo tha: “Nuk është e vërtetë. Kam udhëtuar vetëm mjaft mirë dhe këtë gjë e ka bërë edhe Mauro”.

Marrëdhënia mes nesh ka nisur në Argjentinë, ashtu siç nis çdo lidhje. Ai ishte beqar, ndërsa unë sapo isha divorcuar dhe isha në Argjentinë”, tha Wanda Nara, bashkëshortja seksi e Mauro Icardi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit