Rrëfehet Xhaka: Ai po më mëson diferencën mes një mesfushori të mirë dhe një mesfushori të madh

3 Tetor 2023
8:24
Telesport
back button

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare Granit Xhaka, pas 7 vitesh tek Arsenal u rikthye në Bundesliga për të luajtur me skuadrën e Byer Leverkusen. Në një intervistë për “NZZ am Sonntag”, mesfushori 13-vjeçar, ka folur për transferimin dhe moticet që e shtynë të largohej nga “topçinjtë”.

Erdha te Leverkusen, pasi dëshiroja të nisja një sfidë të re. e ndjeja që pas 7 vitesh tek Arsenal kohai me aty kishte përfunduar. Kam ardhur te Leverkusen si një lojtar dhe persona më i pjekur dhe ekspert. Edhe të tjerët e kuptojnë se mund të ndihmoj ekipi nga ajo që kam mësuar në Angli”, tha Xhaka.

Ka nga ata që kanë shkruar se u riktheva në Gjermani për shkak të gruas time, por nuk është e vërtetë. Ashtu si unë edhe ajo ishte e lumtur që jetonim në Londër. Vendimi u mor vetëm nga ana ime. Kam ardhur në një ekip të madh në Gjermani. Ardhja këtu ishte e lehtë, pasi jetojmë afër vendit ku ka lindur nusja ime”, tha Xhaka.

Te Bayer Leverkusen punohet ne paqe, jo në kaosin që kanë klubet e tjera. Tek Arsenal ka një presion tjetër, por edhe këtu kemi ambicje të mëdha, pasi e dimë që jemi një ekip që ka shumë potencial”, tha Xhaka, që në fund foli për marrëdhënien që ka me trajnerin Xabi Alonso.

Kur kam luajtur kundër Xabi Alonso nuk ishte e lehtë, pasi ishte inteligjent dhe kishte siguri në pasimet që bënte. Këtë gjë na e transmeton edhe sot dhe në këtë drejtim ndjej se kam bërë hapa përpara. Në detaje na shpjegon se ku qëndron ndryshimi me snjë mesfushori të mirë dhe një mesfushori të madh”, u shpreh Xhaka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit