Rrëfimi i “Bishës” Akinfenwa: Stërvitem dhe mendoj se po vras veten, por kam frikë se…

27 Janar 2021
16:52
Denis Hakanaj
back button

Tifozët e futbollit në të gjithë botën e njohin si “Bisha”.

Adebayo Akinfenwa, sulmues i Wycombe Wanderers, është një personalitet i futbollit anglez, edhe pse nuk ka luajtur asnjë minutë në Premier League.

Për të flet një fizik i frikshëm: mbi 100 kile, që e bëjnë shpesh të pandalshëm në zonën e rreptësisë.  Por janë edhe një sforcim i  madh për fizikun, që duhet të durojë një strukturë të tillë për 90 minuta lojë.

Kështu, nuk është një surprizë që sulmuesi, i cili do të mbushë 39 vjeç në maj, të jetë i detyruar të vuajë shumë për të vazhduar të luajë.

Por, siç ka shpjeguar në disa deklarata të bëra për AS, ka një arsye shumë të mirë.

“Duhet ta mjekoj gjurin për çdo ndeshje dhe ndonjëherë, ditën pas ndeshjes, mendoj të tërhiqem. Do të doja të luaja deri në 40 vjeç, që do të thotë se duhet të jem në fushë edhe për një sezon tjetër, por do të vendos në fund të këtij sezoni se çfarë do të bëj”.

“Ditën tjetër po stërvitesha dhe po mendoja ‘e gjitha kjo po më vret’, por të gjithë në botë kanë një qëllim. Dhe ajo që më bën të vazhdoj përpara është frika për të mos i dhënë për të ngrënë fëmijëve të mi. Nëse do të fitoja lotarinë, do të shkoja në plazh. Por duhet të vazhdoj të bëj atë që po bëj”.

“Njerëzit më kanë thënë se isha shumë i madh për të qenë futbollist profesionist, por unë jam këtu, në moshën 38 vjeç, pas 20 vitesh si futbollist dhe pasi kam shënuar më shumë se 200 gola”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit