Rrëfimi i Scholes: Manchester United do ta kisha lënë vetëm për Milanin

21 Maj 2020
8:26
Alfred Lleshi
back button

Në një listë të mesfushorëve më të mirë qendror të 30 viteve të fundit duhet të ketë patjetër vend edhe për Paul Scholes. Heroi i heshtur i Manchester United, goleador vdekjeprurës dhe simbol i “Djajve të Kuq” të Ferguson, luajti vetëm me atë fanellë. Në fakt, ka pasiur mundësi transferimi edhe diku tjetër.
Scholes theksoi kohët e fundit se si mund të ishte bashkuar me Interin, por qëndrimi te Manchester United ishte përparësia e tij. Përpara lamtumirës eventuale, megjithatë, mesfushori anglez mund të kishte zgjedhur pjesën tjetër të Milanos, fanellën e kuqezinjve.
Nga “djajtë” te “djalli”, siç rrëfeu bvetqë Scholes për “Savage Social”: “Asnjëherë nuk kam pasur ambicie të luaj në një klub tjetër përveç Manchester United. Në ato kohë kam qenë në ekipin më të rëndësishëm në botë, kam luajtur futboll dhe kam fituar trofe. Unë jam i sinqertë, kurrë nuk kam menduar për këtë gjë. Ku mund të kisha shkuar? Më ka pëlqyer Barcelona, edhe Milani”.
Milani kishte jo vetëm një histori të shkëlqyeshme, por edhe performancë maksimale, sa Scholes ishte dashuruar me të: “Fanella ishte e bukur, vija të kuqe dhe të zeza, me pantallona të shkurtra të bardha. Lojtarë shumë të fortë luanin me Milanin: Baresi, Maldini, Donadoni dhe Ancelotti, van Basten dhe Ruud Gullit. Që fëmijë kam parë futbollin italian, Milani ishte një ekip i jashtëzakonshëm. Pra, nëse do të më duhej të largohesha nga Manchester United, do ta kisha bërë vetëm për të shkuar te Barcelona dhe Milani”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit