Rrëfimi ndryshe i Buffon: Më 2018 vendosa të tërhiqesha, ja çfarë urrej më shumë në futboll

14 Maj 2022
14:23
Alfred Lleshi
back button

Gianluigi Buffon do të luajë deri në moshën 46-vjeçare, pastaj do të shohim. Nga tani deri më 2024, data e përfundimit të kontratës së tij me Parma, ka kohë. Megjithatë, pati një moment në karrierën e portierit që mund të kishte shënuar fundin.

Ishte viti 2018 dhe, siç tha vetë Buffon për “France Football”, eksperienca e tij e parë te Juventusi po përfundonte. Pikërisht në atë moment, portieri vendosi “t’i varte dorezat në gozhdë”, përpara se të ndryshonte mendje:

“Në vitin 2018 vendosa të mos luaja më, më pas erdhi oferta nga PSG. Fola për këtë me fëmijët e mi dhe pa hezitim më thanë: Shko babi, është shumë mirë, do të luash në një ekip të jashtëzakonshëm. Ky moment më bëri të kuptoj se fëmijët janë të lumtur që kanë një baba të tillë”.

Një vit në kryeqytetin francez, pastaj rikthimi te Juventusi dhe transferimi te Parma verën e kaluar. Karriera e Buffon është karakterizuar nga disa “batica” spontane. Kjo edhe sepse, siç e shpjegon sinqerisht ai, nuk mund të qëndrojë politikisht korrekt:

“Çfarë urrej në futboll? Klishetë, edhe nëse i përdor. Ndodh kur më kërkohet një mendim për lojtarët e tjerë;  duhet të thuash të njëjtat gjëra që të mos jesh i vrazhdë dhe kjo gjë më mërzit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit