Rrëfimi shokues i Ryan Giggs: S’mund t’i rezistoj asnjë femre tërheqëse, kam shkuar edhe me kunatën

17 Gusht 2022
15:38
Alfred Lleshi

Ditë e re në gjyqin e Ryan Giggs, i akuzuar nga ish-partnerja e tij Kate Greville për sulm dhe sjellje shtrënguese. Ish-lojtari i njohur uellsian i Manchester United bëri rrëfimin e tij të parë përpara gjykatës së kurorës së Manchesterit.

Aty pranoi se “nuk mund t’i rezistojë kurrë një gruaje tërheqëse” dhe rrëfeu se kishte tradhtuar ish-gruan e tij Stacey me Kate Greville. Lidhja që nisi me këtë të fundit, siç raportoi futbollisti, kishte nisur kur të dy ishin të martuar.

Sipas fjalëve të publikuara nga gazeta “Daily Mail”, Giggs tha nga pozicioni i dëshmitarit se kurrë nuk u kishte qëndruar besnik të gjitha ish-të dashurave të tij, ndaj e quajti veten “një person flirtues nga natyra”.

Legjenda e futbollit ka folur për tradhtinë që ia kishte bërë ish-bashkëshortes me kunatën e tij Natasha, partneren e vëllait. Në vitin 2011 duket se Giggs i kishte ofruar vëllait të tij Rhodri 280 mijë euro për të heshtur dhe për të mos nxjerrë më shumë informacion në lidhje me këtë.

Në të njëjtin vit, “Daily Mirror” raportoi për një tradhti të supozuar të Giggs me Lorraine Lever, nënën e kunatës së tij, Natasha. I pyetur nëse e kishte goditur ndonjëherë Kate Greville, uellsiani i Manchester United nuk kishte dyshime: “Jo”.

Giggs gjithashtu iu përgjigj me “jo” pyetjeve nëse Kate ishte bërë “skllave e kërkesave të tij”, se e kishte kërcënuar apo detyruar të kryente seks ndonjëherë një grua. Kate Greville e akuzon atë se e kishte goditur me kokë në fytyrë gjatë një debati. Lojtari e pranoi përplasjen, por tha se ishte i sigurt se nuk ishte e qëllimshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit