Rregulla të reja në Premier League, ja çfarë do të ndodhë pas 5 shkurtit

26 Janar 2022
18:19
Denis Hakanaj
back button

Skuadra e Premier League do të mund të kërkojnë shtyrjen e ndeshjeve nëse do të kenë të paktën katër lojtarë pozitivë me Covid në ekip.

Këto janë rregullat e reja për vazhdimin e sezonit dhe që do të hyjnë në fuqi nga muaji i ardhshëm.

Më parë, klubet duhet të tregonin se nuk kishin 13 lojtarë të ekipit të parë (plus një portier) në dispozicion.

Nga fillimi i dhjetorit e deri më sot janë shtyrë plot 22 ndeshje, shumë prej të cilave kanë shkaktuar shumë polemika.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi mes Burnley dhe Watford të 5 shkurtit.

“Rregullat e reja për shtyrjen e ndeshjeve janë projektuar për të mbrojtur mirëqenien e lojtarëve dhe stafit”, ka deklaruar Premier League, “duke ruajtur integritetin sportiv të kompeticionit dhe cilësitë e skuadrave që luajnë ndeshjet e kampionatit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit