Rregullat e reja të COVID-19, rrezikohet ndeshja e Liverpoolit në Champions!

9 Nëntor 2020
19:07
Eraldo Harlicaj
back button

Ndeshja e Liverpoolit kundër FC Midtjylland mund të shtyhet, pavarësisht se është programuar më 9 dhjetor. Sfida e vlefshme për grupin D të Champions Leagues mund të mos luhet.

E gjitha kjo për shkak të sanksioneve të qeverisë britanike. Skuadra skandinave mund të mos lejohet të udhëtojë në Angli, pasi është futur në karantinë totale.

UEFA duhet të ndërhyjë që ndeshja të luhet, pasi mund të rrezikojë shumë. Një precedent i tillë mund të prishë krejtësisht rendin e ndeshjeve dhe kalendari është shumë i ngjeshur. Do të jetë shumë e vështirë të riprogramohet takimi mes dy klubeve.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit