Rregulli anti-Bayern, strategjia e Borussia Dortmund për të sunduar përjetësisht

16 Janar 2019
20:37
back button

Është folur shpesh mbi fuqinë gjigante të Bayern Munich në Bundesligë. Këtë vit duket ekziston një mallkim general që po ndikon mbi disa ekipe të mëdha të futbollit. Njëlloj sikurse Real Madrid, edhe bavarezët po dëshmojnë se në Gjermani, fuqia e tyre ka mbetur thuajse ekskluzivisht në planin ekonomik. Borussia Dortmund udhëheq klasifikimin, ndërkohë që në Bavari udhëhiqet merkato. Duke parë se verdhezinjtë duan që ky rikthim i zjarrit të tyre, marrja e kreut të klasifikimit, të shndërrohet në një traditë, tashmë kanë vendosur të godasin kundërshtarët e tyre pikërisht në pikën më të dobët dhe të ndjeshme.

Referuar atyre që raporton e përditshmja gjermane “BILD”, Borussia Dortmund ka vendosur të miratojë një rregull të ri në shoqërinë, që do të ndalojë klubin dhe futbollistët për të zhvilluar tratativa largimi me Bayern. Në fakt, edhe pse iu është dashur kohë, duket se nga ato anë më në fund kanë kuptuar se me kompetencën e tyre mbi zbuluesit e talenteve dhe forcën e një klubi jo më të detyruar të shesë, mund të kenë të gjitha kartat në rregull për të vendosur diktatin e tyre, ose të paktën për tu alternuar në udhëheqje me rivalët e tyre gjigantë, Bayern Munich.

Sepse në fund të fundit, nëse përkrah surprizës fantastike të Alcacèr do të luante një far Lewandowski, mbase pikët e epërsisë nga rivalët do të ishin shumë herë më të shumta. Imagjinoni pastaj sikur në mbrojtje të ishte edhe Hummels. Sot, pas lamtumirës së Christian Pulisic, muri verdhezi ka një thesar të vërtetë dhe shumë të shtrenjtë për të mbrojtur nga armiqtë e betuar dhe është anglezi Jadon Sancho. 

Thelbi është që Bayern vijon të ketë shansin për tu përforcuar duke peshkuar talente nga të gjitha skuadrat e tjera të Bundesligës thjesht dhe vetëm sepse mund të bëjë oferta ndaj klubit dhe futbollistëve, ndaj të cilave vetëm pak klube në Europë mund të konkurojnë. Për të rivalizuar, Borussia edhe ekonomikisht, duhet të fitojë. Madje shpesh. Dhe kjo realizohet duke ruajtur burrat më të mirë, mbi të gjithë duke mos lejuar rivalët direkt që t’i marrin ata. Do të mendohet edhe për klauzolat anti-Bayern në kontrata? Fundja, duke parë situatën, nuk duket si një ide absurd.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit