Rregulli asburd: Po humbet me një rezultat të thellë? Luaj me një lojtar më shumë

8 Dhjetor 2018
14:40
Denis Hakanaj
back button

Football Association ka vendosur një rregull të ri për  futbollin e moshave: një skuadër që është mund të jetë duke humbur me katër ose më shumë gola do të ketë mundësinë të fusë në fushën e lojës të paktën një lojtar më shumë. Një vendim ky që nuk është pritur aspak mirë.

Futbolli i moshave quhet "youth football" në Angli dhe do të ishte një gabim i madh të quhej "juvenile", sepse kjo fjalë nënkupton "i papjekur" ose "infantil". Pikërisht këto kanë qenë epitetet që janë përdorur për të përshkruar rregullin e ri të FA-së, që parashikon aktivizimin e një lojtari më shumë të ekipeve të moshave nga 6 deri në 11 vjec me lejen e FA-së lokale, nëse do të një skuadër do të jetë duke u mundur me katër ose më  shumë gola.

Shumë personazhe të futbolli janë revoltuar. Ky koncept përkufizohet si një "Power Play", që kujton disa shprehje të përdorura shpesh në videolojëra. Vetëm se këtë herë bëhet fjalë për shtimin në fushën e lojës të një lojtari të vërtetë. Një, në rast se ekipi po humbet me më shumë se katër gola diferencë. Por edhe më  shumë, nëse humbësit vazhdojnë të pësojnë gola nga kundërshtarë më të fortë.

Gjithsesi, qëllimi i kësaj lëvizjeje është që lojtarët e rinj të mos dalin nga fusha të nervozuar ose të demoralizuar nga humbje shumë të rënda. "Mirror" ka folur me një prej drejtuesve të FA-së, i cili ka shpjeguar se reagimet e prindërve dhe trajnerëve të skuadrave kanë qenë pozitive. Është edhe e vërtetë se po jetojmë në një periudhë kur, nëse një fëmijë nuk shkon mirë në shkollë, prindi kritikon mësuesin.

Sipas pjesës më të madhe, kjo lëvizje e FA-së nuk konsiderohet aspak edukuese. Një lojtar i kategorive inferiore, Mark Broughton, ka thënë: "Futbolli është një sport kompetitiv, që do të thotë se ka fitues dhe humbës. Fëmijët duhet të mësojnë të përballen me të dy rezultatet". Edhe Phil Barnes, ish-portier i Sheffield United dhe Blackpool, nuk e ka përmbajtur zemërimin:

"Është një ide e tmerrshme. Gjithë ky 'fair play' është një m…! Detyra jonë është t'i japim fëmijëve një mentalitet fitues". Dhe nuk ka problem se ndonjë fëmijë do të kthehet në shtëpi me disa gola më shumë të pësuar. Nga ana tjetër, në futboll fitohet ose humbet. Kur je i vogël dhe kur je i madh.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit