Rrëmben fanellën e Çinarit, Partizani zyrtarizon përforcimin e bujshëm

17 Qershor 2021
12:51
Alfred Lleshi
back button

Dje zyrtarizoi lamtumirën nga Vllaznia, sot konfirmohet te klubi i ri. Në fakt, për Herald Markun është një rikthim te Partizani, sepse ka dalë si futbollist nga akademia e kuqe. Klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar përforcimin me mesfushorin në fjalë:

“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Herald Markun. Mesfushori 25-vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë. Marku, një produkt i akademisë së kuqe, rikthehet te Partizani pas një sezoni shumë pozitiv tek ekipi Vllaznisë dhe do të mbajë fanellën me nr.7. Marku menjëherë ka udhëtuar drejt Ohrit, vend në të cilin ekipi po vijon përgatitjet për Kupat e Europës”.

Marku ishte një nga lojtarët më të mirë të Vllaznisë dhe Superiores në sezonin e kaluar. Konkretisht, mesfushori që doli nënkampion dhe fitoi Kupën e Shqipërisë me kuqeblutë shkodranë, ka marrë fanellën me numrin 7, me të cilin identifikohet Ronaldo, ndërsa sezonin e kaluar e ka mbajtur Erald Çinari te Partizani, që është transferuar në Turqi kësaj vere.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit