Rrezikojmë skualifikim fushe dhe gjobë, por tifozët polakë bënë edhe më keq (FOTO)

13 Tetor 2021
0:44
Telesport
back button

Shqipëri-Poloni ishte një ndeshje me shumë tension dhe natyrisht që nuk do të kalojë pa pasoja… Ndeshja u ndërpre pas golit të miqve, pas minutës së 78-të për hedhje të shisheve në drejtim të lojtarëve polakë që megjithatë provokuan duke festuar me duar te tribuna pas portës së Berishës…

Arbitri ndërpreu gjithçka pasi kishte paralajmëruar në fillim të pjesës së dytë se nuk do të toleronte hedhje të tjera sendesh dhe shishesh në fushë (e bëri edhe në sytë e delegatit që mbajti shënim)

Por, edhe pse spikeri i stadiumit kërkoi që të ruhej qetësia, megjithatë, e pashmangshmia ndodhi! Shumë shishe përfunduan në fushë, aq sa u mbajt shënim gjithçka.

Pritet që Disiplina mos ta kalojë lehtësisht këtë incident dhe rrezikojmë deri në 4 ndeshje pa tifozë në Shqipëri, përveç një gjobe të majme.

Por, në anën tjetër, tifozeria polake që ishte gati 1 mijë, nuk u soll më mirë. E vendosur mbi kokat e tifozëve kuqezi, gjatë gjithë ndeshjes kanë provokuar me gota birre dhe në fund madje duke shkulur edhe stola…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit