Rrjeti, mosbesues karshi Ilary Blasit dhe të dashurit gjerman: E gjitha është një koperturë…

27 Mars 2023
11:03
Alfred Lleshi
back button

Ilary Blasi dhe Bastian së bashku në Ostia. Çifti është përjetësuar teksa shëtisnin në resortin bregdetar, pak kilometra larg kryeqytetit dhe nga shtëpia ku jeton prezantuesja italiane me fëmijët e saj, pas ndarjes nga Francesco Totti. Çifti duket se është shumë i afërt, edhe pse në internet ka nga ata që supozojnë se bëhet fjalë për një koperturë të thjeshtë.

Sipas ekspertes së lajmeve rozë, Deianira Marzano, lidhja e tyre mund të jetë koperturë, pas zyrtarizimit të marrëdhënies mes Tottit dhe Noemi Bocchi-t. Megjithatë, Ilary dhe Bastian duket se janë shumë të lidhur, edhe nëse prezantuesja nuk e ka zyrtarizuar kurrë lidhjen e re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit