Rroca tremb Tiranën: Të shohim ku janë…

20 Shtator 2019
15:17
back button

Mesfushori i Kukësit, Eduart Rroca, ka folur para ndeshjes me Tiranën. Ai beson se ekipi i tij do të rikthehet pas ndeshjes së humbur kundër Bylisit me rezultatin 2-1. Ish-lojtari i Luftëtarit mendon se humbja në Ballsh nuk mund të cilësohet si dramë. Sfida e radhës ndaj Tiranës është mjaft e rëndësishme dhe Rroca mendon se është supersfida e kësaj jave. 

Tirana – “Është një ndeshje shumë e vështirë, më e forta e kësaj jave. Tirana ka bërë shumë mirë, edhe në merkato, por mbetet për t’u parë. Në përfundim të kësaj ndeshjeje do të kuptojmë se ku janë kundërshtarët tanë”.

Bylisi – “Nuk duhet ta dramatizojmë këtë humbje, është vetëm fillimi i kampionatit. Kemi rrugë të gjatë përpara, nuk duhet të merremi me diferenca të vogla”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit