Rroga dhe numri në fanellë, zbulohet marrëveshja e Icardit me PSG

31 Maj 2020
12:19
Eraldo Harlicaj

Mauro Icardi pritet të firmosë sot me skuadrën e PSG-së në mënyrë përfundimtare. Sulmuesi i Interit ka gjetur gjuhën e përbashkët me kampionët e Francës. Ai nga krahu tjetër ka bindur dhe PSG e Interin të dakordësohen.

50 milionë euro + 7 të tjera bonus është marrëveshja mes klubeve, ndërsa Icardi pritet të firmosë një kontratë që e lidh me PSG deri në vitin 2024. Ai do të përfitojë 12 milionë euro në sezon një shifër goxha e majme.

Sulmuesi argjentinas ka mbajtur në shpinë numrin 18, ndërsa në sezonin e ardhshëm do të mbajë 9. Edinson Cavani do të largohet dhe numri i sulmuesit kryesor do t’i kalojë atij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit