Rrugëtim komod për Partizanin në Europë: Të kuqtë mësojnë rivalët nëse kalojnë turin e radhës, Tirana “mision i pamundur”

24 Korrik 2023
14:35
Telesport
back button

Skuadrat e Partizanit dhe Tiranës përgatiten për takimet e radhës në arenën ndërkombëtare dhe më konkretisht në turin e dytë të Conference League. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë nesër ndaj rivalëve të Atletic Clud D’Escaldes. Ndeshja e parë luhet në Andorë dhe ajo e kthimit në Tiranë, më 1 gusht.

Skuadra kryeqytetase ka mësuar edhe emrat e rivalëve në rast se arrijnë ta kalojnë me sukses këtë tur. Kështu, në turin e tretë të Conferencë League, në rast kualifikimi, Partizani do të luajë ndaj ekipit që do të dalë fitues nga sfida mes Tre Penne (Smr) dhe Valmiera (Let). Pra, në të dyja turret bëhet fjalë për kundërshtarë komodë, që vijnë nga shtete jo fort me emër.

Po këtë javë do të luajë në turin e dytë të Conference League edhe Tirana, që në fakt ka një përballje shumë më të vështirë. Më datat 27 korrik e 3 gusht, bardheblutë do të luajnë ndaj turqve të Beshiktash (takimi i parë në Turqi).

Conference League-Turi 2

25/7, Atletic Clud D’Escaldes (And)-Partizani (Alb)

27/7, Beshiktash (Tur)-Tirana (Alb)

Conference League-Turi 3

Atletic Clud D’Escaldes (And)/Partizani (Alb)-Tre Penne (Smr)/Valmiera (Let)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit