Rrumbullaku: Unë si Robertson? Ka rëndësi ekipi

8 Maj 2019
19:38
Denis Hakanaj
back button

Simon Rrumbullaku, mbrojtësi i Kukësit, ka analizuar fitoren e skuadrës së tij kundër Skënderbeut në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Këto kanë qenë deklaratat e tij për "Gol pas Goli" në Supersport: 

"Unë si Robertson me dy asistet që dhashë sot? Rëndësi ka fitorja e ekipit. Për sa i takon paraqitjes personale, mendoj se ekipi ka më shumë rëndësi. Bëra edhe një gabim në  rastin e golit të kundërshtarit". 

"Finalja me Tiranën? Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të madh. Shpresoj të fitojmë ne". 

"Ne e kishim filluar sezonin për të fituar kampionatin dhe kupën, por e humbëm rrugën. Gjithsesi, tani jemi në finale dhe kemi arritur të marrim rezultate të mira me profesor Nestin".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit