Rudiger, arma e Chelsea-t për të fituar garën ndaj Liverpool-it dhe Inter-it

30 Maj 2020
16:02
Denis Hakanaj
back button

Antonio Rudiger mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen e Timo Werner.

Sulmuesi i Leipzig pëlqehet nga shumë klube të mëdha të Europës, mes të cilëve edhe Inter-i me Liverpool-in, por Chelsea mund të ketë një armë më shumë për ta siguruar gjermanin.

Sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, kjo armë mban emrin e Rudiger. Të dy kanë luajtur bashkë me fanellën e Stuttgart-it nga 2013-ta në 2016-ën dhe kjo mund të ndikojë shumë në zgjedhjen e ardhshme të Werner.

Një avantazh i madh ky që mund ta ndihmojë Chelsea-n të fitojë garën kundër rivalëve të Liverpool-it dhe Inter-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit