Rüdiger vlerëson miqësitë më shumë se trofetë, thotë lamtumirë: I dashur Chelsea, i mrekullueshmi Kante…

20 Maj 2022
11:47
Alfred Lleshi
back button

Antonio Rüdiger, i cili do të ndryshojë Chelsea për Real Madridin këtë verë, i shkroi një letër lamtumire klubit blu dhe tifozëve të skuadrës londineze këtë të premte: “Nuk më pëlqejnë lamtumirat, por do të përpiqem ta bëj këtë të veçantë nga zemra.

Në fakt duhet t’ju tregoj një histori para se t’ju them lamtumirë. Kjo është ana ime afrikane. Unë dua të flas për finalen e Ligës së Kampionëve. Por që ju ta kuptoni, duhet t’ju një histori të shpejtë për një nga djemtë më të mirë në futboll. Unë po flas, sigurisht, për N’Golo Kante.

Para se të vija te Chelsea, kisha dëgjuar të gjitha historitë e bukura për të. Më kishin thënë se ai është gjithmonë i buzëqeshur, se ende nget një Mini Cooper të vjetër. Më kishin thënë se kurrë nuk e ngre zërin e tij. Por ju e dini se si është futbolli, apo jo? Është vërtet kështu.

Ka shumë presion, shumë zhgënjim. Ne jemi të gjithë njerëz. Askush nuk është kaq i mrekullueshëm gjatë gjithë kohës. Është e pamundur. Por unë gjeta një njeri të mrekullueshëm gjithmonë, N’Golo”.

Pjesa tjetër e letrës është një lëvdatë e vazhdueshme për mesfushorin afrikan, të cilit të gjithë “i hedhin lule”, veçanërisht Tuchel, i cili ka treguar se nëse skuadra do të kishte mundur të bazohej në 100% e tij këtë sezon, nuk do të kishte përfunduar në vendin e tretë:

“Gjithçka në lidhje me N’Golo është autentike. Edhe Mini Cooper, njerëzit qeshin me të, por ka një histori të vërtetë pas tij. Ishte ëndërr e tij të vinte në Premier League. Mini Cooper ishte makina e parë që bleu kur erdhi në Angli. Pra, për të nuk është thjesht një makinë. Ka një domethënie të thellë. Sigurisht që çunat gjithmonë bëjnë shaka me të për këtë, por po ju them se ky njeri është aq i sjellshëm sa të thotë vetëm atë që dëshiron të dëgjosh.

Në fund të ditës, ju e dini se do ta shihni atë Mini Cooper në kampin stërvitor për 10 vitet e ardhshme. Unë iu them njerëzve gjatë gjithë kohës: Ka njerëz të përulur, por askush nuk është si N’Golo”.

Mbrojtësi vlerëson miqësitë më shumë se trofetë e fituar në Londër: “Trofetë që kam fituar këtu janë të mirë, sigurisht. Por, ajo që e bëri Chelsea një vend të veçantë ishin miqësitë. Ne ishim më shumë se shokë skuadre. Shumë nga këta djem, – NG, Kova, Ziyech, Lukaku, ata janë si Vëllezërit e mi. Kjo është shumë e rrallë në futboll, sinqerisht”.

Letra e Rüdiger është e gjatë, shumë e gjerë, por përmbledh mirë se çfarë do të thotë për të koha e kaluar te Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit