Ruiz thumbon Joshua: Do të jesh gjithnjë një rival i lehtë për mua

7 Shtator 2019
17:46
Telesport
back button

Maratona e konferencave “live” për shtyp mes boksierit britanik Anthony Joshua dhe atij meksikan Andy Ruiz Jr ka përfunduar me etapën e tretë, në Londër. Dy boksierët do të duelojnë më 7 dhjetor në Abu Dhabi, një sfidë që është replika e asaj të 1 qershorit. Asokohe, në Nju Jork, Ruiz fitoi me “KO teknik” në raundin e shtatë, duke befasuar botën dhe duke marrë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Nga Londra, në shtëpinë e Joshua, ai tha se do ta fitojë edhe këtë sfidë të dytë mes tyre. “Jam i motivuar dhe sërish i uritur, këtë herë për ta mbrojtur titullin. Natyrisht që do të punoj fort dhe me disiplinë për të qenë gati më 7 dhjetor. Këtë herë, në Arabinë Saudite do të shkruaj sërish historinë. Për mua Joshua mbetet një rival i lehtë për t’u mundur pasi ndaj tij çdo grusht më vjen natyral” tha Ruiz Jr.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit