RUMANI: Presion i madh nga tifozët, trajneri pëson atak kardiak (VIDEO)

21 Korrik 2019
21:49
Anton Cicani
back button

Gjestet karshi arbitrit, ambulanca në fushë dhe disa futbollistë në lot e të tjerë duke u lutur… Dinamo Bukuresht-Craiova, kampionati rumun, u ndërpre pas 25 minutash (ndeshja do të rifillonte më vonë) për shkak se një atak kardiak goditi trajnerin e ekipit vendas, Eugen Neagoe.

Trajeri nuk u ndje mirë dhe u desh që të ndërhynte menjëherë ambulanca pa humbur kohë ose përpara se të ishte tepër vonë. Trajneri Neagoe u transportua në spitalin Floreasca, teksa aty do të rihapte sytë. Një lajm i mirë ky për të buzëqeshur, edhe pse gjatë këtyre ditëve të fundit, tifozët e kanë sulmuar shpesh dhe kanë kërkuar largimin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit