Rumania oaz për futbollistët shqiptarë, ish-lojtari i Luftëtarit firmos në elitë

23 Gusht 2020
16:29
Telesport
back button

Rumania mund të kthehet në një “oaz” për futbollistët shqiptarë. Simo Rumbullaku, Enriko Papa dhe Fili janë pjesë e këtij kampionati, pa harruar dhe Vajushin në kategorinë e dytë.

Emri i radhës që firmosi në Rumani është Donald Açka. Ish-futbollisti i Luftëtarit ka firmosur për skuadrën e CSM Politehnica Iasi. 22-vjeçari luajti dy sezone me Luftëtarin duke treguar se vlen dhe tani do të provojë veten në superligën rumune.

CSM Politehnica Iași është pjesë e elitës së futbollit rumun. Klubi e prezantoi në faqen zyrtare të tij duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes. Açka shihet si një lojtar premtues dhe mund ta përdorë dhe Rumaninë si trampolinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit