“Rumble in the Jungle 2”, Joshua do të mbrojë titujt në Afrikë

31 Dhjetor 2019
9:40
Telesport
back button

Boksieri Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë, do t’i mbrojë titujt në Afrikë vitin e ardhshëm. Boksi pritet të përjetojë kështu një tjetër event të madh në “kontinentin e zi”, për të rikthyer edhe një herë “Rumble in the Jungle”.

Ky epitet u vendos në vitin 1974, kur në Republikën Demokratike të Kongo, sot Zaire, u zhvillua sfida e madhe e peshës së rëndë mes Muhammad Ali dhe George Foreman (fitoi Ali). Ndërsa sot, gati gjysmë shekulli më vonë, është Joshua ai që synon të zhvillojë një tjetër duel të madh në Afrikë.

Promotori im (Eddie Hearn) po sheh mundësinë që të zhvillojë një duel të tillë në Afrikë (Kongo). Ka patur një tentativë, të shohim”, u shpreh Joshua për “Sky Sports”. Një opsion tjetër është Nigeria, shteti i origjinës së boksierit britanik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit