Rummenige i merr vendin Andrea Agnellit në UEFA dhe i bën thirrje 12 klubeve: Po gaboheni me Super League, nuk do të…

19 Prill 2021
18:42
Telesport
back button

Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Munich, komentoi mbi vendimin për të mos u bashkuar me projektin e Super League. Ashtu si Bayern Munich, edhe Borussia Dortmund nuk ka pranuar të ndryshojë destinacion dhe të bashkohet me 12 klubet themeluese të formatit të ri europian…

“FC Bayern nuk mori pjesë në planifikimin e një Super League. Bayern mirëpret reformat e Champions League sepse ne besojmë se ato janë hapi i duhur për zhvillimin e futbollit evropian…

Unë nuk mendoj se Super League do të zgjidhë problemet financiare të klubeve evropiane të shkaktuara nga Covid.

Përkundrazi, të gjitha klubet në Evropë duhet të punojnë në solidaritet për të siguruar që struktura e kostos, në veçanti pagat e lojtarëve dhe tarifat për konsulentët, të rregullohen me të ardhurat për ta bërë futbollin evropian më racional”.

Sakaq, Rummenige u zgjodh sot në Komitetin Ekzekutiv si zëvendës i Andrea Agnellit që hoqi dorë nga ky post por edhe ai i presidentit të ECA (Shoqata Europiane e Klubeve)…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit