Rummenige: S’do të bëjmë çmenduri, do të respektojmë 3 S-të

15 Korrik 2020
15:04
Denis Hakanaj
back button

Karl-Heinz Rummenigge, drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, ka zbuluar planet e klubit bavarez për  të ardhmen në një intervistë të dhënë për France Football.

“Pasojat e ndalesës do të ndihen sezonin e ardhshëm. Të gjithë do të kenë humbur diçka, problemi është se askush nuk e di se për sa kohë do të jetë e nevojshme të luhet pa tifozë”, ka thënë Rummenigge.

“Shpresoj në fundin e vitit, ka pak mundësi që tifozët të kthehen më 18 shtator (data e fillimit të sezonit 2020/21 të Bundesliga-s). Si të gjithë, do të kërkojmë të bëjmë një merkato të kujdesshme”.

“Duhet të përmirësojmë skuadrën me talente, me yje. Ndryshe nga PSG, ne nuk kemi Mbappe dhe Neymar, por kemi në zemër tre S-të tona: solidaritet, soliditet dhe seriozitet”.

“UEFA ka marrë vendimin e duhur duk zgjatur merkaton deri më 6 tetor”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit