Rummenigge: Tek Interi funksionon gjithçka. Lazio? Iu thashë te Bayerni të mos nënvlerësonin askënd

5 Mars 2024
10:24
Alfred Lleshi
back button

“E thashë para shortit, e përsërita te Bayerni edhe pas mësimit të kundërshtarit se nuk nënvlerësojmë askënd. Dhe e di që italianët dinë të mbrohen mirë. Nuk është e dhënë që Bayerni do të kualifikohet me siguri, Lazio ka treguar se mbrohet mirë. E tregoi edhe ndaj Milanit, edhe pse humbi pothuajse në sekondën e fundit dhe me 10 lojtarë, më pas me 8 lojtarë.

Në ndeshjen e kthimit, Bayerni luajti mirë vetëm me Leipzig, në garat e tjera nuk tregoi cilësitë që kishte më parë”. Karl-Heinz Rummenigge, drejtori dhe simboli i Bayern Munich, duke folur në “Gazzetta dello Sport”, e hodhi vështrimin nga sfida e kthimit e Champions League me Lazion, e cila këtë mbrëmje do të zbulojë çerekfinalistin e këtij dueli.

Ka vend edhe për disa konsiderata mbi Interin, fanellën e të cilit e ka veshur si lojtar: “Zikaltrit hyjnë në fushë të bindur se do të fitojnë dhe fitojnë. Duket se është bërë për të fituar titullin, është një ekip i ndërtuar mirë, me inteligjencë të madhe në anën financiare nga miku im Marotta.

Atje funksionon gjithçka. Inzaghi ndoshta ishte nënvlerësuar deri vitin e kaluar dhe më pas demonstroi cilësitë e tij. Atletico Madridi është i vështirë për t’u përballur, por Interi fitoi me meritë dhe jam i bindur se do të kalojë në çerekfinale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit