Rummenigge tremb fansat e Bayern: E ardhmja e tij nuk është më e sigurt

22 Korrik 2019
18:27
Telesport
back button

E ardhmja e mbrojtësit Jerome Boateng me Bayern Mynih është ende në dilemë. Ai që e ka konfirmuar këtë gjë është shefi i skuadrës bavareze Karl-Heinz Rummenigge, që tha se lojtari nuk e ka të sigurt qëndrimin në Mynih sezonin tjetër.

Për arsye private, mbrojtësi 30-vjeçar ka lënë para kohe fazën përgatitore që Bayern është duke kryer në Amerikë për t’u rikthyer në Gjermani. Sipas Rummenigge, kjo gjë nuk ka lidhje me të ardhmen e lojtarit, që duket se nuk ka më mbështetjen e trajnerit Niko Kovac.

Ende asgjë nuk është vendosur për të ardhmen e Boateng. Ne do të presim dhe të shohim se çfarë do të na ofrojë merkato dhe më pas do të diskutojmë e veprojmë së b ashku”, tha Rummenige. Sezonin e fundit, Boateng luajti vetëm 20 ndeshje në Bundesliga.

Kohët e fundit është përfolur për një transferim të lojtarit te Manchester United apo PSG. Lojtari luan prej vitit 2011 me Bayern Mynih, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2021. Ai mund të largohet për 20 milionë euro.

Mbrojtësi Jerome Boateng

Lajme të tjera

Lajmet e fundit