Rusia pa himn e flamur në Olimpiadë, për medalistët do të luhet muzika e Tchaikovsky

4 Maj 2021
12:46
Telesport
back button

Rusia, e pezulluar me dy vjet për shkak të dopingut nga të gjitha eventet sportive, nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” me flamurin e saj apo të këndohet himni kombëtar.

Gjithsesi, Komiteti Olimpik Rus ka arritur të marrë “OK”-in nga Komiteti Olimpik ndërkombëtar (IOC) që për të gjithë medalistët rusë të këndohet një pjesë e Pyotr Tchaikovsky në momentin që ata fitojnë medaljen e artë. Bëhet fjalë për pjesën “koncert për piano nr.1” të kompozitorit të famshëm rus, kompozuar në vitin 1875.

IOC ka zyrtarizuar këtë vendim, ndërkohë që kjo pjesë është luajtur edhe më herët në disa evente sportive, kur Rusia ka fituar medaljen e artë. Siç dihet, Rusia është e pezulluar nga të gjitha eventet sportive deri në 16 dhjetor 2022 dhe në Olimpiadë, sportistët rusë do të garojnë si neutralë, nën flamurin e IOC.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit