“Rusia paguante shuma marramendëse për një garë, kurrë më biznes me ta”

18 Gusht 2022
10:03
Telesport
back button

Për të organizuar një garë të Formula 1, Rusia paguante shuma marramendëse. Gjithsesi, ka gjëra që nuk mund të negociohen, ndaj me ta nuk do të diskutojmë më. Nuk do të ketë më gara të Formula 1 në Rusi”.

Ësht kjo deklarata e bërë nga presidenti i Formula 1, Stefano Domenicali për të përditshmen gjermane “Bild”, që ka folur për përjashtimin e Rusisë nga botërori, si pasojë e pushtimit të Ukrainës. Në pistën e Sochi duhej të garohej më 25 shtator, por tashmë ajo datë është bosh në kalendar.

Formula 1 zbarkoi në Rusi në vitin 2014, me një garë në pistën e Sochi, në Detin e Zi, ku më herët ishin organizuar edhe Lojërat Olimpike dimërore. “Ne do të përdorim forcën që ka sporti ynë për të qenë pjesë e ndryshimeve në sport dhe përtej tij”, tha Domeincali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit