Rusia propozon shkëmbimin mes një trafikanti armësh dhe basketbollistes amerikane arrestuar në Moskë

16 Maj 2022
12:45
Telesport
back button

Amerika dhe Rusia pritet të kryejnë së shpejti një shkëmbim personash, që ndodhen të burgosur në burgjet përkatëse. Në burgjet e Moskës ndodhet prej 17 shkurtit të këtij viti basketbollistja e njohur amerikane Brittney Griner. Ajo mund të lihet e lirë në shkëmbim të rusit Viktor But, një trafikant i njohur armësh, arrestuar vite më parë (6 mars 2008).

Autoritetet gjyqësore ruse e shtynë deri më 18 qershor të drejtën e mbajtjes në burg të lojtares amerikane, 2.06 metra e gjatë. Ajo u arrestua në aeroport për mbajtje të lëndëve narkotike (vaj hashashi) dhe akuzohet për trafik droge. Gjithsesi, qeveria ruse është gati ta lërë të lirë në shkëmbim të Viktor But, një prej trafikantëve më të njohur të armëve në botë.

But konsiderohet si “baroni i trafikut të armëve” dhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovietik ka transportuar armë nga Rusia drejt Afganistanit dhe mjaft vendeve afrikane. Ai akuzohet edhe prë riviklim parash dhe ky personazh ka frymëzuar Nicolas Cage që e ka interpretuar në film “Lord of Ëar” (Lordi i Luftës).

Edhe basketbollistja Brittney Griner është një personazh i njohur në sportin e saj, kampione në Amerikë dhe e njohur për flokët e saj të gjata me rrica. Ajo ka vendosur rekordin e 2000 pikëve dhe 500 blloqeve të realizuara anë një sezon të vetëm. Gjithashtu është aktiviste e njohur për të drejtat e grave, personave me ngjyrë etj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit