Rusja bukuroshe, tmerri i djemve muskulozë në Miami. I “palos” të gjithë në mundje krahu (video)

22 Korrik 2021
8:21
Alfred Lleshi
back button

Nëse ndodh që të gjendeni në një shëtitje në bulevardin e Miamit dhe të shihni një grua ruse me flokë të errëta, që po përgatitet për një mundje krahu, bëjini një nder vetes dhe vraponi në anën tjetër. Ajo mund të jetë më e fortë se cilido prej jush në këtë sport, ndaj mos e provoni kot së koti humbjen.

Emri i saj është Irina Gladkaya, është avokate, por edhe një nga kampionet më dominuese të thyerjes së krahut në planet. Ajo është kurorëzuar kampione bote 13 herë në këtë lloj sporti. Djemtë e rinj e muskulozë ndalen ta provojnë “fatin” me të, por nuk i resitojnë as 10 sekonda. Disfata është e sigurt, bashkë me të edhe turpërimi që vjen nga humbja përballë një gruaje… Pa e ditur se ajo është super kampione në këtë disiplinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by IRINA GLADKAYA 💎 (@irina_gladkaya_arm)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit