Russell: Pres që Mercedes të më trajtojë njësoj si Hamilton

17 Janar 2022
10:54
Telesport
back button

Piloti britanik George Russell do të debutojë këtë sezon në Formula 1 me makinën kampione të Mercedes. Ai do të zërë vendin e finlandezit Valtteri Bottas dhe do të jetë shok skuadre me Lewis Hamilton. “Nuk do të studioj dhe kopjoj Hamilton se si piloton ai këtë makinë”, tha Russell.

Ai është një pilot i madh, pasi ka një kapacitet të jashtëzakonshëm për t’u adaptuar me situatat. Ndërkohë që, këtë vit do të kemi një makinë të re dhe ndryshe nga ajo e viteve të fundit, ndaj edhe mënyra e pilotimit do të jetë ndryshe nga e shkuara”, u shpreh më tej Russell, që erdhi nga Williams.

Unë pres që Mercedes dhe Toto Wolff të më trajtojnë njësoj si Hamilton, ashtu sikurse kanë bërë edhe me Bottas këto vite. Shumë mund ta kritikojnë Bottas se nuk fitoi dot asnjë titull, por ai ka patur një pjesë të rëndësishme në sukseset e Mercedes, që e ka vlerësuar. Këtë gjë shpresoj të kem edhe unë”, tha Russell.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit