“Sa ditë e mërzitshme sot…”, Mavraj ka një mesazh për kuqezinjtë

18 Mars 2019
12:35
Alfred Lleshi
back button

Kombëtarja kuqezi ka filluar sot përgatitjet për dy kualifikueset e marsit, ndaj Turqisë dhe Andorrës, në kuadrin e fushatës eliminatore të “Euro 2020”. Kuqezinjtë janë vënë nën urdhrat e Christian Panuccit, edhe pse situata nuk duket fort e qetë, pas “përjashtimit” në momentet e fundit të portierit Thoma Strakosha.

Një rast i ngjashëm me atë të Sokol Cikalleshit në fillimet e trajnerit italian në stolin e Shqipërisë, në emër të disiplinës, por që prish harmoninë brenda grupit. Fundja, një futbollist nuk mund të ketë në dorë edhe oraret e avionëve, aq më tepër kur ka angazhim të momentit më të fundit me klubin e tij. 

Sidoqoftë, mungesën e të qenurit pjesë e këtij grumbullimi dhe dy sfidave të 22 dhe 25 marsit po e ndien shumë edhe Mërgim Mavraj. Përmes profilit të tij në Twitter, kapiteni ynë kuqezi iu ka uruar bashkëlojtarëve të kombëtares më të mirën në startin e këtyre kualifikueseve: “Sa ditë e mërzitshme mos me i vesh këto ngjyra në ditën e grumbullimit të kombëtares. Zoti ju ndihmoftë çuna!”

Kujtojmë se Mavraj është pezulluar me dy ndeshje, pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen ndaj Skocisë, në “Loro Boriçi”, më 17 nëntor, në humbjen 2-0. Kjo ishte masa që mori UEFA për atë sjellje të gabuar të 32-vjeçarit, pasi e kaloi në komisionet disiplinore. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit