“Sa do të shpenzojmë në merkato?”, Kahn: Problemi nuk është çmimi i kartonit, por…

21 Maj 2022
18:04
Denis Hakanaj
back button

Gjatë një interviste të gjatë të dhënë për të përjavshmen Welt Am Sonntag, drejtuesi i Bayern Munich, Oliver Kahn, ka folur për merkaton e ardhshme dhe për buxhetin e mundshëm të bavarezëve:

“Sa do të shpenzojmë në verë? Problemi janë rrogat, që në vitet e fundit janë rritur vazhdimisht dhe ka pak mundësi që të ulen”, ka thënë ish-portieri.

“Të gjithë po luftojnë me këtë problem. Kemi humbur nga 150 deri në 200 milionë euro për shkak të pandemisë. Suksesi sportiv është prioriteti absolut, por pa rrezikuar stabilitetin ekonomik.

“Në të ardhmen do të jetë e rëndësishme të vlerësohen me kujdes çilat rreziqe mund të kalojë klubi për të mos e rritur diferencën me klubet e tjerë të mëdhenj të Europës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit